Njëri nga udhëheqësit e Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Mendim Daka, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, i cili më 13 maj të këtij viti pritet të intervistohet në Hagë. Daka është personi i fundit që ka marrë ftesë nga Specialja.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se së fundmi vetëm një ftesë ka ardhur nga Gjykata Speciale, përkatësisht për Dakën. Gucati ka thënë se nuk ka njohuri për ftesat tjera nga Specialja.
Kurse nënkryetari i Organizatës, Nasim Haradinaj, derisa i ka parë të paarsyeshme ftesat që po bëhen nga kjo Organizatë, ka thënë për “Zërin” se kushdo që thirret duhet t’u përgjigjet ftesës së Speciales, shkruan Gazeta “Zëri”.
“Ne nuk kemi pritur të mos na vijë asnjë ftesë, por ato po na vijnë pa pritur. Ne nuk mendojmë se është e arsyeshme asnjë thirrje që bëhet nga Gjykata Speciale, pra bëhet pa të drejtë. Duket se Gjykata Speciale nuk e ka ndonjë fakt deri më tani, me këto po mundohet ta arsyetojë veten se pse është bërë. Për ne janë thirrje të kota, por ja që Kuvendi e ka votuar dhe ne tani duhet t’i përgjigjemi sepse është vendim i Qeverisë. Kushdo që të thirret duhet të përgjigjet”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.