Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin kosovarë, tash e njëzet vjet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës”.
“Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.