×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Thaçi: Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 10:56

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vendosi të bënte homazhe pranë Obeliskut të të Pagjeturve në kryeqytet, para se të merrte rrugë për në Mejë ku do të mbahet akademi për masakrën e Mejës dhe të pagjeturit e tjerë.


    Në një postim në Facebook, kreu i shtetit deklaron “të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë”.“Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e tyre dhe me dhimbjen për ta!”, shkroi Thaçi.

    Gjatë homazheve mëngjesin e sotëm, ai ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Haradinaj dhe përfaqësues të shoqatave dhe familjarëve të të pagjeturve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!