Baton Haxhiu, ka thënë çështja e ndryshimit të kufijve është keqinterpretuar dhe sipas tij asgjë nuk ndodh jashtë Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu, në “Debat Plus” ka thënë se ai ka ndarë informacione për kufijtë e Kosovës e jo ide të tij si do të dukeshin kufijtë.
Ai ka thënë se me Ramush Haradinajn nuk flet më për politikë, pasi paraqitja e tij në një emision televiziv është keqinterpretuar nga Kryeministri.
“Unë me Ramush Haradinajn kam një miqësi, e cila është shndërruar vetëm në nivel të gjërave të bukura, sepse për politikë më unë dhe ai nuk bisedojmë”, tha ai.
Haxhiu ka thënë se Thaçi ka ndërtuar një narracion të gabuar për “ndryshimin e kufijve”.
“E vërteta e këmbimit dhe korrigjimit të kufijve është në Parlamentin e Kosovës. Nuk mund të ndodh jashtë atij asgjë”, tha ndër të tjera Baton Haxhiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.