Në një botë kur stili rikrijon rregullat dhe gjinia nuk diktohet më, marka e njohur “Chanel” po kompleton linjën e saj të makijazhit të dedikuar për meshkujt.


Tashmë, marka ka lansuar tre produkte makijazhi dhe një për kujdesin e lëkurës.

Reklamë

Produktet janë një penel që definon pamjen e syrit, si Johnny Depp, dy nuanca manikyri, natyral dhe të zezë, një korrektor që mbulon të zezat poshtë syve dhe një xhel hidratues për fytyrën.


Produktet e reja të linjës “Boy de Chanel” janë në dispozicion nga 1 gushti dhe çmimet variojnë nga 35 euro për manikyrin tek xheli hidratues 70 euro./ Burimi Vogue