×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë, tre persona rrahin familjarin e tyre, Policia ua konfiskon sëpatat

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 8:25

    Mbrëmë policia e rajonit të Pejës ka marrë një njoftim që në Qafën e Broqit ka pasur përleshje fizike.


    Sipas raportit policor, tre të dyshuar meshkuj kanë goditur një familjar të tyre me gjë sende të forta, shkruan Reporteri.net

    Viktima nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njërit prej të dyshuarve i janë konfiskuar dy sëpata.

    Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!