Në 24 orët e fundit në stacionet policore në të gjithë Kosovën, janë paraqitur 35 aksidente trafiku.
18 nga këto aksidente kanë qenë me persona të lënduar.
Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 895 tiketa trafiku për vozitësit e papërgjegjshëm.
Kurse në 24 orët e fundit autoritetet policore kanë arrestuar 19 persona, ku 16 nga ta janë dërguar në mbajtje.