Banjot me ujë shumë të nxehtë dëmtojnë lëkurën, prishin yndyrat e lëkurës dhe i hapin rrugë zhdukjes së lagështirës.
Yndyra, një cipë mbrojtëse mbron lëkurën përballë faktorëve të mjedisit, pengon prodhimin e mikrobeve dhe më e rëndësishmja parandalon humbjen e ujit të lëkurës.
Pakësimi i kësaj shtrese yndyre të gjendur në sipërfaqe të lëkurës apo ndryshimi i këtyre yndyrave rrit mundësinë e pakësimit të ujit. Në këtë mënyrë lëkura thahet, tendoset dhe plasaritet.
Edhe lëkura e ekspozuar ndaj erës së ftohtë dhe të thatë është e prirur të thahet.
Përveç kësaj materialet pastruese dhe lëndët si sapuni apo detergjentet duke larguar yndyrnat që ndodhen në shtresën e sipërme të lëkurës rrisin mundësinë e humbjes së lagështirës dhe ujit. Me kalimin e moshës sasia e yndyrave të lëkurës pakësohet dhe shfaqet një lëkurë e thatë dhe e plasaritur.
Për larjen e duarve apo për banjo duhen përdorur sapunë apo lëngje me një përmbajtje të ulët detergjenti dhe nëse nuk është e nevojshme përveç vendeve si nënsqetulla apo organeve gjenitale nuk duhet të përdoret sapun./mapo /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.