Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armë’.
Me datën 27.04.2019 rreth orës 22:30 në stacioni policor në Pejë, është paraqitur viktima i cili ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në rrugë i kishte kaluar pranë një veturë e tipit ‘Mercedes’ me targa vendore, nga ajo veturë kishte dalë personi i dyshuar duke e sulmuar viktimën, personi i dyshuar sipas viktimës nga brezi kishte nxjerrë armën e zjarrit me të cilën kishte shtënë në ajër dhe më pas me dorëzën e armës e kishte goditur viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, më pas i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka shkuar në spitalin rajonal në Pejë ku ka marrë tretmanin mjekësor.
Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet e Stacionit Policor Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj personin e dyshuar të këtij rasti, në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrolli-bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse.
Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, një armë e gjatë dhe një bajonetë.
I dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit për 48- orë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.