×
  • Extra
  • Stil

    Eliminoni aromën e pakëndshme të këpucëve vetëm me disa mënyra të thjeshta në shtëpi

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 13:39

    Të gjithëve na bezdis era e keqe e këpucëve. Lajmi i mirë është se ju tashmë keni gjithçka që ju nevojitet në shtëpi për të zgjidhur këtë problem.


    Lagështia dhe bakteret në këpucë mund të hiqen me disa mënyra të cilat nuk do t’ju kushtojnë asnjë qindarkë. Hidhini një më poshtë zgjidhjeve tona

    Lani, zëvëndësoni shtrojat

    Shihni nëse pjesa e brendshme e këpucëve tuaja, shtroja është e dëmtuar apo jo. Nëse po atëhere nxirrini ato jashtë, shpëlajini dhe lërini të thahen.


    Mbajini në ambient të thatë

    Në rast se lani edhe këpucët, jo vetëm shtrojat e tyre, sigurohuni t’i mbani ato në një vend sa më të thatë. Vendosini pranë një ngrohëseje ose në një vend ku bie dielli. Duke i mbajtur ato të thata, ju ndihmoni në parandalimin e shtimit të baktereve që do t’ju shkaktojnë erë.

    Kripë

    Pak e dinë se kripa mund të shpetojë aromën nga këpucët tuaja. E gjitha çfarë duhet të bëni është të mbushni dy lugë kripë në një filtër kafeje ose fletë tharëse dhe t’i lidhni. Kripa do të ndihmojë në thithjen e çdo lagështie që shkakton erë.

    Përdorni letrat e thata

    Fijet në letërat e thata ndihmojnë në thithjen e aromave nga pëlhura në këpucët tuaja. Ngjitni një ose dy fletë aromantike në këpucët tuaja dhe lërini të paktën katër ore ose gjatë natës.

    Ngrini këpucët

    Vendosini këpucët tuaja në një qese plastike dhe mbajini ato në frigorifer gjatë një nate. Ngrirja e këpucëve vret bakteret që prodhojnë erën e pakëndshme.

    Vajrat esencialë

    Vajrat esencialë mund të bëjnë pothuajse gjithçka, nga qetësimi një dhimbje koke e deri tek mbajtja e një lëkure të butë, dhe tani ju mund të shtoni në listë edhe këpucët me erë të këndshme. Thjesht hidhni disa pika vaj esencial mbi një top pambuku dhe vendosini ate në këpucët tuaja.

    Përdorni sodë buke

    Nëse metoda e frigoriferit nuk funksionon, vendosni pak sodë buke në pjesën e brendshme të këpucëve dhe lëreni “pudrën” të përthithë erën e pakëndshme gjatë natës.

    Fruta, portokalli

    Mos i hidhni lëvozhgat e portokallit. Lëvozhgat e agrumeve janë mjeti i përsorur për të hequr erën e këpucëve, do të thithin çdo erë të pakëndshme si sfungjeri. Këpucët tuaja do të kentë një aromë shumë më të mirë se më parë.

    Sapuni i mbetur

    Nuk dini çfarë të bëni me ato mbetjet e sapunit? Vendosni në atletet tuaja një letër dhe më pas vendosni sapunin dhe lerini gjatë gjithë natës. Sigurohuni të përdorni sapun aromantik, pasi kjo do t’ju ndihmojë të freskoni erën e këpucëve.

    Përdorni pudër bebi

    Një tjetër mënyrë, është aplikimi i pudrës së bebeve, pëprara se t’i vishni dhe pasi i hiqni këpucët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!