Një video, e postuar nga Auto Bild, tregon se si arrin ta tejkalojë një Toyota Supra, me një shpejtësi marramendëse.
Toyota Supra me motor 2.0-litërsh prodhon 255 kuaj fuqi, gjersa kapë shpejtësinë prej 0 në 100 km në orë për vetëm pesë sekonda, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, përformancat e modelit në fjalë zbehen karshi SUV-it të Audi-së, RS Q8, e cila ka një motor 4.8-litërsh me turbo binjakë, të modelit V8, si dhe prodhon 591 kuaj-fuqi.
Audi RS Q8 arrin të kapë shpejtësinë 0-100 km në orë për vetëm 3.7 sekonda, përkatësisht 1.3 sekonda më shpejt sesa Toyota Supra.
Në radhë të parë, kjo nuk mund të konsiderohet garë, marrë parasysh superioritetin në shpejtësi dhe përformancë të serisë Q8 të firmës gjermane për prodhimin e makinave.
Videon e “garimit” mund ta ndiqni më poshtë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.