×
  • Extra
  • Stil

    Njihuni me një ndër gjyshet më të bukura në botë që sapo ka mbushur 63 vjeç

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 0:09

    Tashmë gjyshe, por në të kaluarën një kampione botërore e fitnesit, 63 vjeçarja Lesley Maxwell, nga Melbourne i Australisë, ka publikuar foto të para 40 viteve.


    Asokohe 23 vjeçe, e veshur me bikini, Lesley dukej vërtetë fantastike.

    Megjithatë, edhe pse vitet kanë kaluar, ajo ende vijon të ruajë një trup mjaft të tonifikuar. Madje shumë ndjekës kanë ngritur pyetjen, a është ajo vërtetë 63 vjeçe?

    Lesley numëron më shumë se 30 tituj të fituara në kampionate fitnesi. Sekreti sipas saj, është aplikimi i sa më shumë ushtrimeve fizike, si edhe një dietë e shëndetshme, e pasur me fibra dhe proteina.

    “Ne jemi në gjendje të mbajmë trupin tonë në formë dhe të duket gjithnjë i ri, pavarësisht moshës që kemi. Kjo vjen si rezultat i kujdesit tonë ndaj vetes. Ushqimi i pasur me fibra e proteina, është efektiv dhe thelbësorë. Me pak vullnet, të gjithë mund të arrini këto rezultate”, u shpreh 63 vjeçarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!