Teksa presim që familja mbretërore të japë lajmin e ardhjes në jetë të foshnjës së shumëpërfolur, le të merremi pak me Meghanin dhe me jetën e saj para se të bëhej dukeshë.
Dihet që para se të njihte princin Harry, ajo bënte një jetë shumë ndryshe nga jeta e një dukeshe dhe sigurisht që i lejonte vetes disa ekspozime e veshje ekstravagante, fundja të gjithë ne njerëzit “jombretërorë” e bëjmë.
Ekzistojnë shumë foto, të cilat dukesha do të donte t’i zhdukte nga faqja e dheut dhe besojmë se mbretëresha gjithashtu.
Disa prej këtyre fotove, që jemi të sigurt që mbretëreshës Elisabeth nuk do t’i pëlqenin aspak t’i shihte, janë edhe këto, ku Meghan shfaqet e veshur me një kanotiere të bardhë minimaliste me barkun jashtë, me xhinse me shtrat të shkurtër dhe pa reçipeta.
Në këtë foto dukesha ka qenë 22 vjeçe dhe kjo paraqitje është më se e justifikuar, si për faktin e moshës, ashtu edhe për stilin e jetës që ka bërë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.