Zhbllokimi i nyjës rreth dialogut dhe rivendosja e parimeve negociuese duke hequr nga rendi i ditës diskutimet rreth ndryshimit të kufijve, synohen të arrihen në Samitin e Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot (e hënë).
Kosova do të përfaqësohet në nivel të presidentit dhe kryeministrit. Por Thaçi e Haradinaj shkojnë në Samit të çakorduar rreth temës së dialogut me Serbinë. Derisa Thaçi e ka përsëritur opsionin që implikon ndryshim kufijsh, për Haradinajn integriteti dhe sovranitetit i shtetit nuk do të vihen në diskutim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të përbashkët në këtë takim, Thaçi dhe Haradinaj do ta kenë vetëm lutjen drejtuar Bashkimit Evropian që të përshpejtohet vendimmarrja rreth liberalizmit të vizave.
Për politologun Belul Beqaj, më e rëndësishme sesa qëndrimet e liderëve kosovarë do të jetë gatishmëria e pjesëmarrësve për arritjen e kompromisit për vazhdimin e procesit të dialogut. Sipas tij, rëndësia e konferencës qëndron në gatishmërinë e pjesëmarrësve për t’i hequr pengesat rreth dialogut.
“Kryeministri i Kosovës për ta hequr tarifën, ndërsa presidenti i Serbisë dhe ai i Kosovës për ta hequr temën e ndarjes. Deklaratat publike se ata presin premtime nga nikoqiri për liberalizimin e vizave janë mbulesa të tejdukshme që thuhen sa për sy e faqe”, ka thënë Beqaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.