×
  • Extra
  • Tech&Auto

    E diela ishte një nga ditët më të këqija për Apple! Si nisi gjithçka

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 16:29

    Apple humbi 180 miliardë dollarë më 6 shtator, humbja më e madhe e ndonjë kompanie në një ditë të vetme.


    Ndërsa për shumicën prej nesh kjo tingëllon si një humbje astronomike, kompania ka ende një vlerë prej 2 trilionë dollarësh, kështu që të gjithë po e bëjnë gjumin e qetë.

    Kjo filloi kur aksionet e Apple ranë me 8% të enjten, 3 shtator, e cila në fund të fundit barazohej me 180 miliardë dollarë të humbur për prodhuesit e iPhone. Kjo ishte rënia më e madhe e përqindjes për aksionet e Apple që prej 16 marsit, kur ra me 12.9%.

    Bursa e aksioneve është një biznes i paqëndrueshëm dhe ndërsa shumë vende të botës po përballen me një recesion të thellë ekonomik si rezultat i pandemisë, disa nga kompanitë më të mëdha në botë po arrijnë majat.

    Kujtojmë faktin që Amazon, Facebook, Apple dhe Microsoft dominojnë plotësisht tregun e aksioneve. Pavarësisht goditjes së dy ditëve më parë, aksionet e Apple zotërojnë 65% të tregut nga janari i këtij viti dhe me 127% më shumë nga kjo kohë vitin e kaluar./ Burimi Unilad

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!