Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka folur pas takimit më ambasadorin amerikan, Richard Grenell, duke e cilësuar atë si një “takim të mirë”.
Sipas Thaçit, koordinimi me qeverinë amerikanë është vendimtar pasi përkrahja e SHBA lidhur me marrëveshjen finale është themelore, shkruan Reporteri.net.
“Ne patëm një takim të mirë me ambasadorin @RichardGrenell në Berlin, para takimit të sotëm të BB6. Koordinimi me Qeverinë e SHBA është vendimtar, pasi roli i SHBA-së në arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për njohjen reciproke, është themelore për Republikën e Kosovës dhe popullin tone”, ka thënë Thaçi.
Ndërkohë, pak minuta më herët lidhur me këtë takim foli i kryeqeveritari Ramush Haradinaj, i cili konfirmoi se në këtë takim i ka bërë të ditur ambasadorit amerikan qëndrimin kundër këmbimit të territoreve.
“Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opcion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin”, tha më herët Haradinaj.
Sidoqoftë, nikoqirët e këtij samiti, Merkel e Macron, nuk dukeshin kaq të entuziasmuar pas takimit. Merkel tregoi se është kundër lëvizjeve të territoreve, ndërkohë që Macron tha se “nuk kanë ardhur në Berlin për të arritur marrëveshje, por për të diskutuar të gjitha mundësitë”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.