Shqipëria në Samitin e Berlinit po përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, e jo nga presidenti Ilir Meta, ashtu siç po preantohet Kosova me presidnetin Thaçi, sigurisht dhe me kryeministrin Haradinaj.
Gazetari Baton Haxhiu ka treguar arsyet që sipas tij Ilir Meta nuk është prezent në Samitin e Berlinit, shkruan Reporteri.net.
“Formati është 1+1 dhe Ilir Meta duhet ta pyes vetën pse nuk është i miërseradhur në këto takime. Fakti që nuk është aty, është jo për faktin që ka pasur qëndrimin ndryshe nga Haradinaj, por fakti që besueshmëria ndaj tij ka ra shumë.
Realisht fakti që s’është aty, ai duhet ta shikoj ripozicionin e vet dhe sjelljet e tij në politikë dhe atë e bën me status të presidentit por të pafuqishëm të jetë i ndikueshëm në këto konferenca ku vendoset ose mund te vendoset e ardhmja e regjionit”, ka deklaruar Haxhiu për Klan Kosova.
Është habitëse situata me presidentin Meta, pasi ai u mundua të marr pozicion të fortë duke iu vardisur linjës gjermane të politikës rajonin. Megjithatë, Berlini zyrtar e edhe BE-ja, duket se nuk llogarisin në partneritetin me Metën në Tiranë, por Ramën. /Reporteri.net/.