Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka folur për herë të parë lidhur me kalimin e tij në mundshëm në partinë e Shpend Ahmetit.
I ftuar sonte në PRESSING, Ilir Deda ka mohuar se do të kalojë në PSD, shkruan Reporteri.net.
“Nuk do të anëtarësohem në PSD, e as nuk kam pasur diskutime me kryesinë e saj për anëtarësim”, ka thënë Deda.
Sidoqoftë, mediat kishin raportuar për takime të Ilir Dedës me zyrtarë të PSD-së, me ç’rast ishte vënë në diskutim edhe kalimi i tij në grupin parlamentar të kësaj partie.
Ndryshe, Deda ka prishur marrëdhëniet edhe me bashkëthemeluesen Mimoza Kusari./Reporteri.net