Edhe një nga vendet më kundërshtare të shtetit të Kosovës dhe më skeptike rreth pavarësisë së saj, Spanja, ka bërë të ditur se përkrah një marrëveshje kompromisi në mes të dyja vendeve.
Sipas ministrit të Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, shteti i tij është e gatshëm të përkrah kompromisin, shkruan Reporteri.net.
“Spanja mbështet gjetjen e zgjidhjes së kompromisit në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Josep Borrell sot në Beograd.
Mirëpo, kryediplomati spanjoll ritheksoi se vendi që ai përfaqëson e kundërrshton shpalljen e një anshme të pavarësisë.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vucic, ka drejtuar gishtin nga Kosova, duke thënë se bllokimi që i është bërë dialogut është një humbje e madhe.
Sidoqoftë, në tërë diskutimet rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, ishte parë si e dyshimtë përkrahja nga Spanja, e cila ka problem me Kataluninë.
Ndryshe, dialogu që është rruga e vetme për arritjen e një marrëveshje që po mbahet në gojët e presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq, po qëndron i bllokuar që kur u vendos taksa nga Qeveria e Kosovës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.