×
  • Lajme
  • Lajme

    Ironia nuk fal, i vendos Vuçiqin e Brnabiqin afër flamurit që urrejnë

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 22:36

    Organizatorët e Samitit të Berlinit, janë treguar tejet të kujdesshëm pasi kanë treguar respekt të njëjtë, duke i trajtuar si shtete të barabarta.


    Edhe pse Serbia vazhdon ta ketë të vështirë njohjen e shtetit tonë, liderët e saj Ana Bernabiq dhe Aleksander Vuçiq sot kanë pozuar afër flamurit të Kosovës.

    Janë imazhet e shkrepura gjatë këtij takimi që tregojnë këtë gjë, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Samiti i Berlinit i cili mblodhi liderët e Ballkanit në takim me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron, i ka mbyllur punimet.

    Përfundimi i darkës së përbashkët, që ishte aktivitetit i fundit i paraparë për sot u shënua me një fotografi të përbashkët.

    Para darkës liderët e Ballkanit, ku Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilluan takim me dyer të mbyllura me Macron dhe Merkel.

    Temë kryesore e samitit ishte dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, rinisjen e të cilit po e kërkojnë Merkel dhe Macron por jo edhe çfarëdo marrëveshje.

    Tani pritet që udhëheqësit e vendeve të Ballkanit të japin deklarata lidhur me diskutimet në këtë samit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!