Ky është momenti i sfidës së vdekjes të një grupi grash në brendësi të një grope të madhe të tharë, për të siguruar një kovë të vogël uji.
Në këto imazhe shfaqen gratë rreth buzës së pusit teksa përpiqen të ulen me litar, në fund të tij, për të mbushur kovën me ujë për familjen. Pamjet janë marrë në një fshat në rrethin e Nashikut të Indisë Perëndimore, transmeton tch.
Zona ka përjetuar probleme nga thatësira për tre vjet. Nga dëshpërimi për ujë të pijshëm e të pastër, gratë duhet të bëjnë sakrifica të rrezikshme, të zbresin me litar dhe të ngjiten sërish, duke sfiduar vdekjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.