Jamie Osuna, 31 vjeç, i cili po vuante dënimin me burg të përjetshëm për një vrasje në Kaliforni, vrau brutalisht shokun e tij të qelisë, Luis Romero, 44 vjeç, duke i prerë kokën.
Prokurori i Distriktit të Qarkut në Bruklin, Phil Esbenstein, tha se Osuna ishte akuzuar pasi e kishte masakruar shokun e tij të dhomës me një objekt të mprehtë, transmeton Reporteri.net.
Mediat lokale pretendojnë se ai i kishte prerë gishtin dhe i kishte nxjerrë një pjesë të mushkërive para se t’ia hiqte edhe kokën. Esbenstein pohon se viktima ishte i “vetëdijshëm për një pjesë të mirë kohës”. “Ky është rasti më i keq që kam parë në lidhje me vrasjet e tilla”, tha prokurori.
Osuna u deklarua i pafajshëm kur u paraqit në gjykatë të enjten e kaluar. Ai akuzohet për një vrasje veçanërisht të neveritshme dhe mizore në të cilën nuk ka treguar aspak mëshirë, për çka mund të dënohet me vdekje. Osuna akuzohet gjithashtu për torturë dhe posedim të armëve.
Rojet e burgjeve e gjetën Romerin të vdekur në qelinë e tij më 9 mars dhe një raport i autopsisë mbi trupin e tij, i publikuar të premten, pohon se kishte vdekur nga “plagë të shumëfishta” dhe se trupi i tij ishte gjymtuar.
Osuna u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi në vitin 2017, pasi u deklarua fajtor për vrasjen e Ivet Pen (37) në një motel në vitin 2011./reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.