Një gruaje u desh t’i amputohej gishti pasi zhvilloi një formë të rrallë të kancerit të lëkurës që u shkaktua nga ngrënia e thonjve.
20-vjeçarja Courtney Whithorn thotë se i shkaktoi tra.umë të madhe gishtit të saj duke ia ngrënë thoin komplet dhe duke shkaktuar kështu një melanomë akrale.Courtney që është nga New Aycliffe Angli tha se filloi ngrënien e thonjve pas disa nga.cmimeve në shkollë por që një ditë ajo e hëngri komplet thoin e gishtit.
Thoi u bë i zi por Courtney tha se kishte shumë turp t’i tregonte miqve dhe familjes për këtë. Ajo shkoi te një mjek i cili ia dha asaj lajmin tronditës se ajo kishte kancer dhe se duhej t’i nënshtrohej një operacioni. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar gishtin mjekët ia hoqën komplet atë javën e kaluar. Courtney tha: “Kur e kuptova se ngrënia e thoit ishte shkaktari i kancerit u trondita. Mendoja me vete si ia bëra këtë vetes s’mund ta besoja”.
Në fillim iu hoq vetëm ‘shtrati i thoit’ por pas disa testeve mjekët i thanë asaj se për këtë lloj kanceri zgjidhja e vetme është amputimi. Pas amputimit mjekët thanë se ajo nuk kishte më qeliza kancerogjene.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.