Shumë përdorues në të gjithë botën kanë raportuar se po kanë probleme me përdorimin e rrjetit social Twitter.
Ata raportojnë se nuk po mund të bëjnë postime as të rifreskojnë kryefaqen.
Problemet filluan rreth orës 16:00 sipas kohës tonë, gjersa faqja Down Detector regjistroi më shumë se 50,000 raporte në vetëm gjysmë ore.
Përdoruesit në Japoni kanë më shumë probleme, duke gjykuar nga harta e aplikacioneve, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara, raporton Independent, transmeton Reporteri.net. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.