Kur je në një lidhje, gjatë gjithë kohës mendon nëse keni arritur apo jo “në atë nivelin” e famshëm ku mund t’i bëni ca gjëra të sikletshme në sy të njëri tjetrit. Si përshembull, të lani dhëmbët në sy të njëri tjetrit, të kafshoni nga ushqimi i tij/saj pa marrë leje fare, apo të mos sikletoseni fare fare kur ai/ajo hyn në tualet ndërkohë që jeni brenda.
Të gjithë këto më sipër duhet të shoqërohen me ndjesinë e rehatisë, prandaj ka një kohë të duhur për secilën nga ndodhitë më poshtë.
1.Të takosh shokët e tij/saj— 4 muaj lidhje
2.Të ndani ushqimin—4 muaj lidhje
3.Të dalësh pa make up në sy të tij—5 muaj lidhje
4.Të rrish edhe pa u depiluar—-1 vit
5.Të kontrollosh telefonin e tij/saj— 1 vit
6.Të shtosh peshë—1 vit
Siç mund ta vini re, si burrat ashtu dhe gratë kanë nevojë për rreth 6 muaj lidhje para se të takojnë familjet e njëri tjetrit apo të shkojnë me pushime bashkë. Nga studimet e kryera, janë vajzat ato që zgjedhin ta marrim pak më ngadalë. Mesatarisht, atyre ju duhen 17 muaj lidhje për të bashkëjetuar, rreth 22 për t’u fejuar dhe 2 vite e 9 muaj për t’u martuar (burrat janë gati të martohen pas 2 vitesh e 5 muajsh).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.