Facebook dëshiron që ju t’i tregoni simpatisë tuaj se si ndiheni në lidhje me të.Kompania po lanson një tipar të ri, të quajtur “Secret Crush”, i cili do t’i lejojë njerëzit të tregojnë se për kë ndjejnë.
Nëse njerëzit e tjerë thonë të njëjtën gjë për ty, do të ketë një përputhje – dhe të dy njerëzit do të njoftohen, transmeton lajmi.net.
Ky funksion është një pjesë e projektit ‘Facebook Dating’, i cili u zbulua vitin e kaluar dhe u lejon njerëzve të gjejnë fatin e tyre brenda komunitetit të Facebook.Kjo karakteristikë deri tani ka qenë e disponueshme në Kolumbi, Tajlandë, Kanada, Argjentinë dhe Meksikë dhe tani do të mundësohet në 14 vende të tjera: Filipinet, Vietnam, Singapor, Malajzi, Laosi, Brazil, Peru, Kili, Bolivi, Ekuador, Paraguai, Uruguaj, Guajana dhe Suriname.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.