Çdo vit njerëzit në Cocullo, një qytet i vogël mesjetar në rajonin Abruzzo të Italisë, zbukurojnë një statujë prej druri të shenjtorit mbrojtës me gjarpërinjë të gjallë dhe e shëtisin nëpër rrugë.
Festivali i quajtur “serpari”, mbahet më 1 maj dhe nderon , shenjtorin ‘San Domenico di Sora’ për heqjen e gjarpërinjëve nga fushat e fermerëve në shekullin e 11-të.

“Magjistarët” ose siç quhen ‘serpari’ kapin katër lloje të gjarpërinjve të cilët janë të padëmshëm dhe i vendosin tek statuja.Pas ceremonisë gjarpërinjët lihen të lirë në natyrë.

