Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka vazhduar me deklaratat e tij kontraverse dhe thumbuese ndaj Prishtinës.
Kësaj here, Batatina ka thënë se Prishtina është lagje e Llapit, në prag të takimit mes të dyja ekipeve në ‘Fadil Vokrri’.
Ekipi nga Podujeva dhe ‘Bardhekaltërit’ kanë pikë të barabarta në tabelë dhe gjendet në pozitën e dytë respektivisht të tretën, ndërsa Feronikeli vazhdon të mbetet lider me dy pikë më shumë.
Batatina beson se skuadra e tij do mbështetet nga 8 mijë tifozë fundjavën e ardhshëm, kur takohet me Prishtinën, duke e thumbuar jashtëzakonisht shumë skuadrën e udhëhequr nga Mirel Josa.
“Rreth 8 mijë sigurt. Llapi gjithmonë kur ka luajtur në Prishtinë ka pasur tifozë’’, tha ai kur u pyet për tifozët që do jenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
“Mendoj se për herë të parë në një ndeshje të Superligës do ta kemi të mbushur stadiumin ‘Fadil Vokrri’’.
“Në Prishtinë banon gjysma e llapjanëve. Nga kjo mund të themi se Prishtina është lagje e Llapit”, tha Batatina në ‘Kohën Shtesë’ të Supersport./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.