×
  • Lajme
  • Lajme

    67 minatorë janë mbyllur nën tokë, po kërkojnë pagat

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 21:54

    Minatorët e Trepçës, të pakënaqur për mosekzekutimin e pagave, janë ngujuar në minierë.


    Sic u kuptua, janë 67 minatorët që po qëndrojnë të ngujuar brenda në zgafellë, shkruan Reporteri.net.

    Punëtorët kanë thënë se nuk do të dalin nga nëntoka derisa të kryhet pagesa ndaj tyre.

    Ndërkohë, izolimin e minatorëve e ka konfirmuar edhe menaxhmenti i Trepcës, të cilët japin detaje për situatën poshtë.

    “Janë rreth 67 minatorë që janë brenda. Ata po i kërkojnë mjetet e vonuara nga qeveria. Këto 1 milion që i ka dhënë Qeveria e Kosovës. Ata nëse sonte i marrim pagat, nesër ndërrimi i parë vazhdon punën. Gjendja është e qetë. Jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhafer Peci.

    Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve.

    Minatorët ishin dakorduar të kthehen në punë me premtimin se pagat do të ekzekutohen gjatë kësaj jave. Por, pagat nuk dolën në llogari, gjë që solli reagimin e minatorëve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!