Një nga problemet e dimrit është pikërisht ky. Ti ke shumë dëshirë të strukesh brenda pulovrave të ngrohta siç bëjnë fashion blogger-at në fotot casual, por të gjitha planet përfundojnë me një ndjenjë kruarjeje, sepse materiali i pulovrës të gërvisht. Ja si t’i kthesh butësinë trikos së leshtë.
Të duhet vetëm pak balsam flokësh.
Çfarë duhet të bësh? Merre pulovrën, sigurisht nëse lejohet që të lahet me ujë dhe zhyte në ujë deri sa të laget plotësisht. Më pas shtrydhe me kujdes. Apliko një sasi balsami duke e përhapur me duar që të hyjë në fibra. Lëre gjysmë ore dhe pastaj shpëlaje me ujë të ftohtë. Lëre të thahet mbi një sipërfaqe të sheshtë.
Pse funksionon? Sepse leshi është thjesht lesh delesh. Ai kërkon vetëm të trajtohet butësisht, si flokët tanë, herë pas here.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.