Arsenali e ka eliminuar Valencian për t’u kualifikuar në finale të Europa League pas 19 vjetësh.
Arsenali e ka fituar edhe sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Valencias, duke triumfuar 4-2 në Mestalla. Kështu, me rezultat të përgjithshëm, “Topcinjtë” kalojnë n’finale mes triumf të përgjithshëm 7-3.
Të parët në epërsi kaluan vendasit. Kevin Gameiro e kaloi Valencian në epërsi, duke shënuar për 1-0 në minutën e 11’.
Mysafirët reaguan menjëherë me golin e sulmuesit, Pierre-Emerick Aubameyang, në minutën e 17.
Me të filluan pjesa e dytë, u shënuan dy gola të shpejtë.
Fillimisht, “Topçinjtë” i kaloi në epërsi në Mestalla kundër Valencias, sulmuesi, Alexandre Lacazett, duke shënuar për 1-2 në minutën e 50’.
Pak minuta më vonë, në atë të 58’, Kevin Gameiro e gjeti sërish rrjetën, duke shënuar për 2-2.
Disa minuta më vonë, për 2-3 shënoi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 89′ për 2-4.
Hera e fundit kur Arsenali ka luajtur në një finale të kësaj gare, është viti 2000, kur ishin mposhtur nga Galatasaray pas penalltive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.