Me vetëm gjashtë vjet Loran Simon është bërë student i tri universiteteve presitigjioze në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani duke fituar titullin e djaloshit më të mençur në Evropë.
Në shikim të parë fëmijë i zakonshëm, koeficientin e inteligjencës e ka 145, dhe para se të bëhej “studenti më i ri në histori”, shkollën fillore e përfundoi kur ishte vetëm dy vjeç.
Simon, siç shkruan BBC u regjistrua në shkollë të mesme kur ishte vetëm katër vjeç, transmeton Reporteri.net
Pas regjistrimit në fakultet, Simoni, babai i të cilit është nga Belgjika kurse nëna holandeze, tha për radiostacionin RTBF që lënda e tij e preferuar është matematika.
Ai atë kohë tha se ka menduar të bëhet kirurg dhe astronaut, por që interes të veçantë ka edhe për teknologjinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.