Edhe Chelsea ka siguruar finalen e Europa Leagues pasi ka mposhtur pas penaltive skuadrën e Eintraht Frankfurtit me rezultat 4-3, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Reporteri.net.
Chelsea kualifikohet në finale të Europa League, pas 6 vjetësh kur triumfoi në vitin 2013 dhe do të përballet në dinale me Arsenalin më 29 maj, pasi “Topçinjtë” eleminuan Valencian.
Kështu, për herë të parë në histori, katër ekipe të një shteti, kualifikohen në finale të Europa League e Champiosn Legaue në një sezon.
Ndërsa me 1 qershor, Tottenhami me Liverpoolin do të luajnë në finale të Champions League. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.