Të gjithë janë në pritje të makinës elektrike Apple, por kjo mund të mos vijë shpejt. Sipas ekspertëve, makina e gjeneratës tjetër është ende në fazat e hershme të dizejnimit dhe mund të mos jetë gati përpara vitit 2028.
Reuters raportoi javën e kaluar se Apple po punonte për një makinë elektrike.
Për këtë çështje ka pasur thashetheme për vite me radhë, por ishte e paqartë nëse kompania e kishte braktisur këtë projekt. Tashmë ekspertët mendojnë se Apple është ende në lojë dhe do ta prezantojë makinën në të ardhmen.
Mirëpo sipas ekspertëve nëse çdo gjë shkon sipas planit, ka mundësi që makina të lëshohet edhe ndërmjet viteve 2025-2027. Pritet që një plan i qartë i makinës elektrike të shihet në vitin 2024. Projekti që do të merret me krijimin e mjetit është quajtur Titan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.