Pak ditë para se të shfaqet në rolin e prezantueses, në emisionin e saj, Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli ka pozuar për ballinën e revistës “MPM”.


23 vjeçarja nga Gjilani, që përfaqëson sivjet Kosovën në “Miss Universe”, jo veç provokative, por është shfaqur krejtësisht e zhveshur në kopertinën e revistës “Mes për Mes”, e cila është lansuar qysh sot në treg.

Bukuroshja kosovare nuk është hera e parë që sjell këso pozash provokative, të cilat i shpërndanë edhe në Instagramin e saj.

Kujtojmë se Blerta Veselin, përveç se mban kurorën e Miss Universe Kosova 2020, nga kjo fundjavë do ta shohim edhe në rolin e prezantues, me emisionin e saj, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini.

Reklamë

Promoja e emisionit ka ditë që është lansuar, derisa pritjes për shfaqjen e tij po i vije fundi.