Fati i keq duket se e ka ndjekur Barcelonën pas humbjes së turpshme me Liverpoolin në mbrëmjen e së martës.


Tashmë katalanasit kanë humbur sulmuesin e tyre, Luis Suarez. Lajmi e ka bërë zyrtar vet klubi katalanas me anë të një njoftimi.

Uruguaiani iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ditën e djeshme, në meniskun e gjurit të djathtë.

Reklamë

Kështu sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 4 deri në 6 javë.

Suarez do të humbasë sfidat e mbetura në kampionat dhe finalen e Kupës së Mbretit më 25 maj me Valencian.