×
  • Sport
  • Sport

    E kryer: Guardiola ka vendosur për të ardhmen e Arijanet Muriqit

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 11:52

    Arijanet Muric është vetëm një ndeshje larg fitimit të trofeut të dytë me Manchester City këtë sezon.


    Reprezentuesi kosovar edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premier League, do t’i takon medalja, në rast se Manchester City fiton ndaj Brighton.Muric, 20 vjeç, u kthye para kohe nga huazimi i tij në NAC Breda në Holandë pas lëndimit të portierit të dytë të Cityt, Claudio Bravo.

    Sipas gazetës angleze “The Sun” Muric do të huazohet sezonin e ardhshëm te ndonjë klub i Premier League, transmeton Insporti.com.

    Guardiola dëshiron që Muric të fitojë përvojën e duhur në kampionatin anglez.

    Muriq me skuadrën e Manchester City fitoi “Carabao Cup” dhe ishte një nga futbollistët kyç në këtë sukses të klubit anglez.City i shkon Brightonit të dielën dhe fitorja do t’ua sigurojë titullin e dytë me radhë.

    Ata janë një pikë përpara Liverpoolit, të cilët e presin Wolvesin në Anfield të dielën, dhe “Të kuqtë” shpresojnë për një befasi mes Cityt dhe Brightonit në mënyrë që të sigurojnë titullin e parë pas 29 vjetësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!