Një gjysmë shekulli më parë, Irani ishte një shtet laik. Gratë nuk ishin të kufizuara nga parimet fetare dhe mbanin kostume banje dhe mini funde.
Irani po lëvizte drej modernizimit dhe të menduarit globalist, deri në vitin 1979, kur Revolucioni iranian (i njohur edhe si Revolucioni Islamik) ishte një vend i transformuar nga mbretëria, në një republikë islame.
Ideologjia e revolucionit karakterizohej si populiste, nacionaliste dhe shiite islamiste.
“Revolucioni iranian shprehet në gjuhën islame, që është, si një lëvizje fetare me udhëheqje fetare, një kritikë e formuluar në mënyrë fetare për rendin e vjetër dhe shpreh plane fetare për një rend të ri. Revolucionarët myslimanë shikojnë lindjen e Islamit si modelin e tyre dhe e shohin veten të vënë në luftën kundër paganizmit , shtypjes dhe perandorive “.
Liria që Irani kishte përpara revolucionit shihet më së miri në statusin dhe pozitën e grave – gjë që shprehet më së miri përmes mënyrës së tyre të jetesës, transmeton Reporteri.net.
Fotot e grave para vitit 1979 argumentojnë për masën në të cilën ideologjia e re ka ndryshuar mënyrën e perceptimit të gruas në shoqëri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.