×
  • Sport
  • Sport

    Nëse ndodh kjo, Manchester United do ta shkarkoj Solskjaerin

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 14:03

    Manchester United do të ketë ‘mbledhje serioze’ apo edhe do ta shkarkoj trajnerin e saj Ole Gunnar Solskjaer nëse skuadra e norvegjezit dështon ta mposht Cardiff Cityn.


    Solskjaer u emërua trajner i Manchester United menjëherë pas rezultateve pozitive që pati me klubin kur ai mori në menagjim ata, shkruan Reporteri.net

    Por, menjëherë pas emërimit të tij si trajner i përhershëm i Unitedit, gjërat nuk kanë shkuar fare mirë për shefin e klubit i cili ka pasur rezultate zhgënjyese, madje e ka lënë klubin jashtë garave për Ligën e Kampionëve.

    Paul Merson beson se një disfatë e radhës për Manchester Unitedin këtë të dielë, do të nënkuptonte shkarkim nga detyra.

    “Asgjë nuk më befason mua në futboll, nëse ata humbin ndaj Cardiff Cityt kush e di se çfarë do të ndodhte”, ka thënë ai për Sky Sport.

    “Unë nuk e shoh Solskjaerin si Mourinho në kontratë, ku ju duhet të paguni 15 milionë euro për shkarkimin e tij dhe unë mendoj se do të ketë takime serioze nëse United nuk e fitojnë këtë takim”, ka thënë Merson për Sky Sports.

    Kujtojmë që Cardiff City tashmë ka rënë nga Premierliga dhë për këtë arsye nëse United nuk nxjerr rezultat pozitiv do të kishte ndikim të madh në të ardhmen e Solskjaer./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!