Akil Gjakova ka humbur sfidën për medalje të bronztë në ‘Grand Slamin’ e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.


Xhudisti nga Kosova, është mundur në sfidën finale për të bronztën, nga nikoqiri Rustam Orujov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova u mposht me ippon nga Rustam Orujov, për të mbetur pa medalje në Baku.

Reklamë

Kujtojmë se në Baku, Kosova do të përfaqësohet edhe me Loriana Kukën, e cila garon ditën e diel.