Dominic Breazeale beson se Deontay Wilder do të detyrohet ta mendojë pensionimin nëse pëson humbje turpëruese ndaj tij në meçin për titull të botës në kategorinë e rëndë WBC.
Kampioni në fuqi në WBC do ta mbrojë titullin kundër Breazeale në Barclays Center në Brooklyn në fundjavë e ardhshme.
Wilder është zotuar se do ta shtojë edhe një fitore eksplozive në rekordin e tij prej 41 meçeve pa humbje.
Ndërkohë, Breazeale e rindërtoi karrierën e tij me tri fitore me nokaut që prej humbjes ndaj Anthony Joshuas në vitin 2016, por dyshon se Wilder do të dëshirojë të vazhdojë me boksin nëse humb ndaj tij.
“Mendoj se nëse humb ai ndihet i turpëruar dhe një humbje do t’i japë fund karrierës së tij, do ta bëjë të pensionohet”, tha Breazeale.
“Një person si Wilder, në rrethanat që jeton, nuk është i mësuar të rrëzohet për toke dhe të jetë person i dëshpëruar”, shtoi ai.
“Humbja do ta çojë në depresion dhe ai nuk do të kthehet për të boksuar më asnjëherë”, pohoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.