Haxhi Robin Krasniqi u mposht mbrëmë nga Stefan Hartel në duelin e zhvilluar për titullin e kampionit evropian, në kategorinë e mesme, shkruan Reporteri.net.
Hartel me vendim unanim të gjyqtarëve u shpall më i miri.
Por gruaja e boksierit kosovar, Heidi Krasniqi ka reaguar duke mos u pajtuar me këtë vendim, duke u shprehur e bindur se burri i saj e meritoi fitoren.
“Ishe i mrekullueshëm. Gjithë profesionistët e boksit nuk ranë dakord për rezultat e djeshme. Ke qenë shumë më i mirë dhe kjo është ajo që u pa. Mundësia e vetme që ka qenë për ty me fituar ka qen me K.O sepse fitoret me pika nuk janë gjithmonë ni vlerësim korrekt dhe i sinqertë. Çfarëdo që të jetë, Robini do të kthehet shumë shpejt”, ka shkruar ajo në Instagram.
Kujtojmë se gjermani Hartelka fituar 18 nga 19 ndeshjet profesioniste, ndërsa Krasniqi pësoi humbjen e pestë, derisa ka 49 fitore. /Reporteri.net/.