Valuta më e madhe digjitale në botë, Bitcoin, sot tejkaloi kapitalin e tregut në vlerë 900 miliardë dollarësh për herë të parë në histori.
Kjo ndodhi pasi çmimi i kësaj monedhe digjitale arriti një nivel të ri rekord.
Pasi arriti një çmim rekord prej 48,481 dollarë të enjten në mëngjes, Bitcoin mbylli tregtinë me 47,932 dollarë, e cila, sipas Reuters, është një rritje prej 6.9 për qind në bazë ditore.
Në bursën e Bitstamp, një nga më të vjetrat për tregtimin e Bitcoin, çmimi arriti një nivel historik prej 49,000 dollarë në një pikë, e cila rezultoi në një kapital afatshkurtër të tregut prej 912,69 miliardë dollarë.
Kjo do të thotë se vlera e tregut e kësaj monedhe virtuale u rrit me 354 miliardë dollarë gjatë vitit 2021. Niveli i mëparshëm më i lartë i kapitalit të tregut Bitcoin u regjistrua më 8 shkurt në shumën 888 miliardë dollarë.
Bitcoin aktualisht ka një pjesëmarrje prej 61 për qind në kapitalin e përgjithshëm të tregut të të gjitha valutave digjitale, e cila sot gjithashtu arriti një rekord të të gjitha kohërave me 1.46 miliardë dollarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.