Roboti Preseverance solli në Tokë një regjistrim audio me zhurmën e erës që fryn në planetin Mars.
Mikrofoni i superkameras është vendosur në majë të robotit. Audioja e marrë nga planeti i kuq është mbresëlënëse.
Sonda e dërguar nga NASA po eksploron Marsin në kërkim të shenjave të jetës së lashtë. Aktualisht, ka sjellë në tokë qindra imazhe mahnitëse të sipërfaqes së planetit të kuq.
Gjatë misionit dyvjeçar, Perseverance do të mbledhë kampionë të ndryshëm në terren për t’i dërguar pas në Tokë për analiza dhe ekzaminime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.