Edhe ti je pjesë e grupit: ose atij që ua ke dhënë kodin miqve dhe fisit, ose ai që e ke marrë kodin e Netflix prej tyre. Kështu që me siguri në ekran të është shfaqur një mesazh gjatë këtyre ditëve.
“Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, atëherë keni nevojë për llogarinë tuaj që të vazhdoni të shikoni filmin”.
Mos u shqetëso! Ky është thjesht një mesazh nga ata që të zgjon nga gjumi, të bën një shkundje të lehtë si për të të kujtuar se i ke shkelur rregullat e Netflix.
Rregulli kryesor është që Netflix të mos ndahet jashtë shtëpisë. Këtë e “firmos” në momentin që regjistrohesh (nëse e ke parë me vëmendje).
Në 2016-ën, CEO i Netflix tha se nuk e kishin në plan të bënin asgjë në lidhje me ndarjen e llogarive, pasi është normale që njerëzit do ta ndajnë me partnerin, fëmijën. Kështu që ky duhet të jetë vetëm një mesazh, sidomos një vit pas bumit të regjistrimit që pati Netflix, gjatë izolimit të vjetshëm prej pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.