×
  • Sport
  • Sport

    Pasi shkatërroi Breazealen, Wilder i dërgon një mesazh Joshuas

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 12:16

    Ishte shumë e shpejtë.


    Në pak më shumë se dy minuta të meçit, Deontay Wilder nokautoi sfiduesin e tij Dominic Breazeale me një të djatht ‘vrastare’ dhe mbrojti titullin e tij në kategorinë e rëndë të WBC-s.

    Pasi e bëri këtë, ai dërgoi një mesazh tek i pamposhturi, Anthony Joshua dhe Tyson Fury, se rruga drejt unifikimit duhet të shkoj nga Amerika, përkatësisht kah ai, shkruan Reporteri.net

    “As që e kam ndjerë goditjen, duart e mia janë vrasëse”, ka thënë Wilder pas përfundimit të meçit.

    Pas barazimit ndaj Tyson Furyt, Wilder ishte kthyer në këtë meç me vetëm një synim, ta përfundojë punën sa më shpejtë ndaj Breazeales.

    Tani rruga e vetme për Wilder është ballafaqimi i shekullit me Anthony Joshuan, një duel që do ta unifikonte kampionin e boksit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!