Edon Zhegrova prej transferimit në Basel nga skuadra belge Genk nuk ka arritur ta gjejë veten në asnjë moment.
Sa e fillon një ndeshje nga fillimi, në ndeshjen e ardhshme ulet në stol dhe sa luan një ndeshje në pjesën e dytë, në ndeshjen e radhës nuk ftohet fare, shkruan Reporteri.net
Kjo pak a shumë është historia e Edon Zhegrovas prej se u transferua në Basel dhe trajnerit të tij në skuadrën zvicerane.
Forma e luhatshme nuk i karakterizon lojtarët që synojnë majat, e si duket Zhegrova nuk është njëri ndër ata lojtarët që synojnë sukseset në top-klubet europiane.
Sot, Zhegrova është lënë prap në bankën rezervë pasi që javën e kaluar startoi nga minuta e parë për gjigantin zviceran.
Baseli e ka opsionin e blerjes përfundimtare në fund të këtij sezoni, por duke parë formën e Zhegrovës, pak besohet se skuadra zvicerane do ta bëjë një gjë të tillë./Reporteri.net/
