Feronikeli dhe Prishtina sot luajnë ndeshjen decizive për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Drenasi ka përparësinë e terrenit vendas dhe në të njejtën kohë dy pikë më shumë se skuadra kryeqytetase e cila duhet që të shënojë patjetër fitore në mënyrë që të shpallet kampion, shkruan Reporteri.net
Në anën tjetër, Feronikelit i mjafton një barazim që ta fitojë titullin e Superligës.
Stadiumi është mbushur plot saktësisht një orë para fillimit të ndeshjes dhe atmosfera është impozante në “Rexhep Rexhepi”.
Prishtina e sheh vetën në situatë të njejtë sikur vitin e kaluar kur humbi titullin në xhiron e fundit nga Drita e Gjilanit.
Kujtojmë që gjyqtarët e ndeshjes ende nuk janë caktuar nga Federata./Reporteri.net/