Ka përfunduar 45 minutëshi i parë i super ndeshjes së sotme mes Feronikelit dhe Prishtinës.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë pak raste shënimi, pasi të dyja ekipet po tregohen jashtëzakonisht të kujdesshme.
Episodi i parë i ndeshjes nuk ishte rast për gol, por një moment tensioni mes futbollistëve në fushën e lojës. Arbër Prekazi rrëzoi Gauthier Mankendan, ndërsa Mario Morina shtyu Prekazin, i cili përfundoi në tokë, shkruan lajmi.net.
Gjyqtari Genc Nuza nuk shpërndau kartona në këtë rast.
Rasti i vetëm i rrezikshëm në gjysmën e parë mbetet ai i Mendurim Hotit, i cili nuk e shfrytëzoi dot gabimin e portierit Visar Bekaj.
Kujtojmë se Feronikelit i konvenon edhe barazimi, pasi ka dy pikë më shumë se Prishtina, ndërsa këtyre të fundit i duhet vetëm fitorja.
Ndërkohë, garë interesant po zhvillohen edhe në luftën për ekzistencë, dhe më poshtë ua përcjellim të gjitha rezultatet e ndeshjeve të tjera.
Ferizaj 0 – 1 Gjilani
Trepça ’89 3 – 0 KEK-u
Ballkani 1 – 0 Drita
Liria 1 – 1 Drenica
Flamurtari 3 – 1 Llapi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.