×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli kampion, kështu i uron Presidenti Thaçi

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 18:27

    Feronikeli ia ka arritur që të shpallet kampion i Superligës së Kosovës pasi mundi Prishtinën në ndeshjen e fundit vendimtare.


    Prishtinës i duhej një fitore që të shpallej kampion, por për më tepër ata nuk arritën që të gjuanin së paku një herë në portë brenda 90 minutave, shkruan Reporteri.net

    Me t’u shpallur kampion, ka reaguar Presidenti Thaç i cili nëpërmjet një postimi në facebook ka uruar skuadrën nga Drenasi.

    “Pas një ndeshjeje dramatike, Feronikeli shpallet kampion i Kosovës. Urime lojtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit”, ka shkruar Thaçi.

    Ky ishte titulli i tretë në historinë e Feronikelit, të cilët sezonin e ardhshëm do luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

    Kujtojmë që KEK-u dhe Liria nga sezoni i ardhshëm do garojnë në Ligën e Parë, kurse Gjilani dhe Trepça ’89 do luajnë në barazh.

    Në anën tjetër Vushtrria dhe Dukagjini kanë arritur që ta sigurojnë hyrjen direkte në Superligë. Vushtrria sot fesoti titullin e kampionit të Ligës së Parë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!